Dita e djeshme ka qenë e veçantë për katër futbolliste të Vllaznisë por njëra prej tyre e ka festuar edhe më bukur. Megi Doçi, shënuesja më e mirë në historinë e futbollit të femrave, ka luajtur ndeshjen e 100-të me fanellën kuqeblu.
Ka shënuar dy gola në takimin ndaj Kinostudios dhe përveçse udhëheq renditjen e golashënueseve më të mira të kampionatit, ka një mesatare vërtetë “të frikshme”: Atë prej 2.51 golash në ndeshje! Në 100 ndeshje me Vllazninë, ka shënuar plot 251 gola!
Shifra këto të lakmueshme për çdo futbolliste megjithatë ajo mbetet e veçantë në llojin e saj. Doçi është vetëm 22 vjeçe dhe padyshim që ka ende shumë për të dhënë, ka ende edhe shumë rekorde të tjera për të vendosur.
© shkodrasport.com
Megi Doçi me Vllazninë:
2013-2014 14 ndeshje – 6 gola
2014-2015 22 ndeshje – 57 gola
2015-2016 18 ndeshje – 40 gola
2016-2017 18 ndeshje – 58 gola
2017-2018 20 ndeshje – 70 gola
2018-2019 8 ndeshje – 21 gola
———— ——–
100 ndeshje 251 gola