Pas sukseseve ne vitet 2018 dhe 2019, sulmuesja e Vllaznise dhe e kombetares shqiptare Megi Doçi synon te njejten gje per vitin 2020. E kemi fjalen per shpalljen e saj si golashenuesja me e mire ne bote.

Nje vleresim ky qe ajo e ka marre nga nje shoqate spanjolle qe merret me statistikat e futbollit te femrave ne mbare boten dhe pritet ta marre edhe per vitin qe sapo u mbyll.

Themi keshtu sepse edhe ne 2020 ajo ka shenuar nje numer te madh golash dhe me shume mundesi nuk do te kete futbolliste qe mund te kete shenuar me teper se ajo, megjithese pritet perfundimi i studimit te shoqates spanjolle.

Megi Doçi ka arritur ta dergoje topin plot 84 here ne rrjetat e portave kundershtare plot 84 gola. Nga keto 53 gola ajo i ka shenuar ne fazen e dyte te kampionatit te kaluar (janar- korrik), 22 ne fazen e pare te kampionatit aktual (nentor- dhjetor), 5 ne kupen e sezonit te kaluar dhe 2 gola ne ndeshjet e kombetares, pikerisht ne sfidat ndaj Qipros.

Siç shikohet, sulmuesja e Vllaznia ka bere shume mire edhe gjate vitit qe lame pas dhe me te drejte pretendon te njejtin çmim. Kujtojme se gjate vitit 2019 pat shenuar 85 gola ndersa vitin 2018 e mbyll me 84 gola.
Gjergj KOLA