Vllaznia e femrave vijon serine e fitoreve te trofeve dhe tashme ajo eshte shnderruar ne nje ekip qe nuk mund te mundet. E provoi Apolonia sivjet por pa rezultat. Vajzat shkodrane fituan trofeun e shtate rradhazi kampion, por edhe Kupen e 7-te rradhazi.
Kjo skuader vazhdon te thyeje rekorde dhe bashke me te edhe sulmuesja kryesore, Megi Doçi. Ne kampionatin qe sapo u mbyll, ajo i ka luajtur te 18 ndeshjet dhe ajo çka eshte me interesantja, ka shenuar plot 88 gola.
Me shume se çdo kampionat tjeter. Nje tregues ky i rritjes se formes dhe i vlerave te kesaj sportistje qe ne total, ka shenuar mbi 400 gola ne kampionate.
Dhe te mos harrojme se Doçi eshte vetem 22 vjeçe dhe ka ende shume rruge per te bere perpara e po ashtu edhe shume suksese te tjera per te arritur, si ne aspektin personal ashtu edhe ate ekipor.
Megi eshte shnderruar kesisoj ne simbolin e futbollit te femrave ne Shqiperi, nje lojtare qe veshtire se do t’i perseritet kampionatit tone e kete e tregojne shifrat e saj qe nga viti ne vit po rriten gjithnje e me shume.
Gjergj KOLA