Rruga e Vllaznise se femrave drejt titullit te gjashte kampion rradhazi vazhdon dhe ajo po vijon dominimin absolut në futbollin e femrave, teksa një ditë më parë ka shkatërruar me shifrat 0-6 ekipin Juban Danja.
Në këtë takim ra në sy si gjithmonë, e zakonshmja Megi Doçi, e cila shënoi një tripletë. Gjithsesi, njëri nga golat ishte ai që vodhi më së shumti vëmendjen, pasi futbollistja e Vllaznise shënoi një perlë të vërtetë.
Doçi realizoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi nga thuajse 40 metra, duke e ndaluar topin në trekëndësh. Video flet qartë dhe nuk ka nevojë për shumë koment…