Ekipi i Vllaznise ne futboll per femra ka qene sonte i ftuar ne emisionin “Procesi Sportiv” per te folur ne lidhje me suksesin e fundit te arritur ne Ligen e Kampioneve te Europes ku arriti te kalonte ne 32-shen me te mire te kontinentit.
Ne panelin e te ftuar ka qene presidenti Lazer Matija nderkohe qe nuk kane munguar te marrin fjalen te flasin edhe disa prej vajzave sportive te ketij ekipi.
Nje nder to ka qene edhe Megi Doçi nje ndër futbollistet më kryesore të Vllaznisë për femra. Doçi është shprehur se lojtari i saj preferuar është Cristiano Ronaldo. “Më pëlqen shumë Cristano Ronaldo. Më motivonin ndeshjet e tij, driblimet që ai bënte dhe unë doja të bëhesha si ai”.
Por perveç kesaj, sulmuesja kuqeblu ka folur edhe per ndeshjen e se merkures ndaj danezeve te Fortunes, duke premtuar se Vllaznia do te beje me te miren per ta perfaqesuar denjesisht Shqiperine ne kete kompeticion te rendesishem. Njekohesisht ajo u ka bere ftese tifozeve shkodrane per t’i mbeshtetur pasditen e se shtunes ne “Loro Boriçi” ne oren 18.00 ne kete sfide.