Shume tituj kampione e kupa te fituara me Aden e Vllaznise, fituese e “Topit te Arte” per vitin 2018, çmim ky i akorduar nga FSHF, vleresim si golashenuesja me e mire ne Bote per vitin e kaluar nga nje shoqate qe merret me futbollin e femrave etj, etj.
Keto jane disa nga vleresimet e shumta qe sulmuesja e Vllaznise Megi Doçi ka marre gjate karrieres se saj te deritanishme. Kjo fale lojes se saj por ne veçanti prej golave te shumte qe ka shenuar.
Megjithate nje gol ka rezultuar te jete “me i rendesishmi” nga te gjithe. Pikerisht ai qe i shenoi diten e djeshme kampiones se Lituanise Gintra dhe prej ketij goli, Vllaznia arriti suksesin historik duke u kualifikuar per ne turin e dyte te Liges se Kampioneve te Europes.
Vete Megi ne nje prononcim ekskluziv per “Shkodra Sport” e pyetur nese kishte emocione para goditjes se atij 11-metershi shume vendimtar, shprehet: “Te them te drejten kisha shume emocione ne momentet kur po shkoja drejt topit. Por me pas jo, e ndava mendjen se ku do ta gjuaja topin dhe e bera me shume qetesi”.
E pyetur sesa i rendesishem ishte ky gol per te, Doçi shton: “Kam shenuar shume gola por ky ishte goli me me shume vlere dhe qe do ta mbaj mend gjate gjithe jetes time”.
www.shkodrasport.com