Te shtunen luhet “klasikja” e futbollit shqiptar Vllaznia- Tirana, por ajo nuk do mundet te jete e pranishme ne shkallet e stadiumit “Loro Boriçi” per te mbeshtetur kuqeblute sepse eshte e angazhuar me ekipin e saj Gallatasaraj. E kemi fjalen per ish- futbollisten e Vllaznise Megi Doçi.

Por ajo do te jete “prezent” ne kete supersfide me nje gjest shume fisnik: Do te dhuroje 100 bileta per tifozet shkodrane ne menyre qe ata te jene te pranishem ne mbeshtetje te skuadres se tyre te zemres ne kete takim shume te rendesishem.

Nje gje e tille Megi e ka bere te ditur permes nje statusi ne rrjetet sociale, por njekohesisht edhe ne komunikimin qe ka patur me Shkodra Sport teksa ne postimin e saj shkruan:

“Pragndeshja Vllaznia-Tirana klasikja e futbollit Shqiptar.

Të shtunën të gjitha rrugët na dërgojnë në stadium jo nëpër kafene sepse kafet aty i keni, por klasikja nuk luhet cdo dite. I gjith qyteti i bashkuar me mbështet ekipin e zemrës Vllazninë, të brohorasim dhe të duartrokasim djemte tanë me mbështeje pa fund

Ata kane bër një ecuri të jashtezakonshme gjate gjith ketyre javëve dhe vërtetë ështe për t’u përgëzuar stafi dhe gjjthe lojtarët, por tashmë tifozë është rradha juaj për t’ua shpërblyer këtë ecuri me mbështetje.

Le t’i tregojme gjithë Shqiperise dhe më gjërë se kush eshte Vllaznia, tempulli “Loro Boriçi” dhe si vërtetë bëhet tifozlliku dhe si ndizet një stadjum.

Deshira ime eshte qe une te isha ne stadium, por per arsye te angazhimit me ekipin e Gallatasarajt e kam te pamundur te jem aty fizikisht por me zemer jam aty ne mes te tifozave te mrekullueshem te Vllaznise. Ne pamundesi per te qene prezent ne stadium, une dua te ofroj nje mbeshtetje modeste per tifozat dhe ju ofroj 100 bileta falas.

Uroj dhe shpresoj t’i japim leksion ashtu si në gjithçka se në Shkodër çdo gja asht ma e bukur kur jemi të bashkuar.
Të gjithë në stadjum kuq e blu! Të bashkuar drejt fitores…
Me respekt
E juaja
Megi Doçi