Kombëtarja shqiptare e femrave i ka nisur me një barazim kualifikueset e Kupës së botës. Skuadra që drejtohet nga Amir Grima ka barazuar 1-1 në “Elbasan Arena” ndaj Kosovës.
Sulmuesja e Vllaznise Megi Doçi kaloi Shqipërinë në avantazh në pjesën e parë duke goditur saktë nga penalltia te cilen e kishte fituar vete pas nje pengimi brenda zone.
Në fraksionin e dytë, Kosova reagon dhe gjen golin e barazimit në minutën e 72-të me Limanin pas nje gabimi ne vendosje te mbrojteseve kuqezi.
Në minutat e mbetura pavaresisht perpjekjeve te te dy ekipeve, rezultati mbeti i pandryshuar dhe Shqipëria e Kosova I nisin këto eleminatore me barazim.