Ishin shpallur kampione prej disa ditesh, por vetem parmbreme eshte zhvilluar festa e madhe e marrjes se medaljeve dhe e kupes si ekipi me i mire i kampionatit turk. E kemi fjalen per ekipin e femrave te Gallatasarajt qe u shpall kampion per here te pare ne historine e tij dhe siç dihet pjese e ketij suksesi eshte edhe ish- futbollistja e Vllaznise, njekohesisht kapitenia e kombetares shqiptare Megi Doçi.

Edhe ekipi i meshkujve te Gallatarasajt u shpall kampion kete sezon, por drejtuesit e klubit kishin menduar nje feste te veçante per ekipin e femrave dhe si rrjedhoje ajo eshte zhvilluar ne stadium “Ali Sami Yen” dhe te pranishem kane qene rreth 50 mije tifoze te cilet kane krijuar nje atmosfere vertete fantastike.

Kjo shikohet edhe ne videon e meposhtme, ne te cilen dallohet edhe momenti kur spikeri i stadiumit permend emrat e te gjithe futbollisteve dhe nder to edhe te Megi Doçit qe ne kete menyre pas 10 titujve kampione te fituar me Vllaznine, provoi te parin edhe jashte vendit duke u shpallur tashme edhe me Gallatasarajn.

Sulmuesja kuqezi u bashkua ne janar me kete skuader dhe ka luajtur nje rol te rendesishme per shpalljen kampion, ndonese numri i golave nuk ka qene i madh, vetem 3, por loja e saj ka qene gjithmone e nje niveli te larte dhe eshte vleresuar nga drejtuesit e ekipit.

Vete Doçi eshte shprehur se marreveshja ka perfunduar me Gallatasarajn dhe tashme pritet te shohim nese drejtuesit e tij do t’i ofrojne rinovim apo ajo do te shohe opsionet e tjera te merkatos./www.shkodrasport.com/

WhatsApp Video 2024-05-29 at 11.15.39 – Trim