Futbolli shqiptar i femrave nga viti në vit po vjen duke u rritur nga ana cilësore dhe tashmë pjesë e kampionatit janë bërë përveç lojtareve cilësore të vendit, edhe të huaja të cilat kanë ndihmuar edhe në rritjen e konkurrencës.
Por ndërkohë një nga elementët më të rëndësishëm të këtij kampionati prej disa sezonesh padyshim që është futbollistja e Vllaznisë Megi Doçi.
Sezoni më i mirë për të ka qenë ai i vitit të kaluar kur ajo ka shënuar plot 79 gola dhe si rrjedhojë jo më kot u shpall edhe si golashënuesja më e mirë në botë nga një shoqatë statistikore që merret me studimin e futbollit të femrave.
Ky rekord edhe mund të thyhet këtë sezon. Deri më tani ka shënuar 27 gola dhe padyshim që numri do të vijë duke u rritur nga java në javë.
Ajo që mbetet është se Doçi deri më tani ka shënuar vetëm në kampionate plot 393 gola në total. Prej tyre, 4 i ka shënuar me ekipin e saj të parë- Dardania, 22 të tjerë me ekipin e dytë- Tirana AS dhe 30 me Adën. Të tjerat janë të gjitha me Vllazninë për të cilën po luan sezonin e shtatë.
Statistikat e mëposhtme janë vërtetë për t’u vlerësuar dhe respektuar sepse futbolliste si kjo, vështirë se do t’i vijë më Shqipërisë. Të mos harrojmë se është vetëm 23 vjeçe dhe ka ende shumë për të dhënë dhe shumë gola për të shënuar.
Gjergj KOLA