Kapitenia e kombetares shqiptare Megi Doçi gjen serish golin ne kampionatin turk. Ne ndeshjen e sotme luajtur perballe ekipit Adana, e vlefshme per javen e 24-te te kampionatit, Gallatasaraj ka fituar me rezultatin e thelle 7-0.
Ish- sulmuesja e Vllaznise ka shenuar golin e pare te ndeshjes qe ne minuten e 3-te. Pas nje topi te marre nga krahu i djathte, Doçi perballe portieres kundershtare nuk mund te gabonte dhe si rrjedhoje ka arritur ta dergoje topin ne rrjete.
Ne kete menyre ajo i hapi rruge fitores se thelle te Gallatasarajt i cili me suksesin e sotem eshte ngjitur ne kuoten e 59 pikeve dhe vazhdon te mbaje vendin e pare ne renditje.
Madje, skuadra e Megi Doçit ka perfituar nga humbja e rivalit te saj kryesor- Fenerbahçes ne transferte ndaj ekipit Beylerbeyi me rezultatin 3-4 dhe e ka thelluar diferencen me te tashme ne 5 pike.
Kur kane mbetur edhe 6 jave nga fundi i kampionatit, Megi Doçi dhe Gallatasaraj mund te shkojne drejt titullit kampion, qe ne fakt do te jete i pari per skuadren e njohur turke, por i rradhes, per ish- sulmuesen e Vllaznise./www.shkodrasport.com/