Sulmuesi i Vllaznise Mehdi Çoba permes nje quizi i eshte pergjigjur disa pyetjeve qe kane patur te bejne jo vetem me anen sportive por edhe ate jashte tij. Ne nje video te publikuar nga faqja zyrtare te klubit, jane mesuar me shume gjera per kete lojtar.
– Cili eshte pozocioni juaj i preferuar ne fushe?
Pozicioni im i preferuar ne fushe eshte ai i sulmuesit te majte.
– Cila eshte sulmuesi i famshem qe ti ndoshta i ngjan?
Lojtari i famshem qe ndoshta i ngjaj eshte Rafinja.
– Cili eshte goli me i bukur qe ke shenuar?
Besoj se ai qe i shenova Partizanit ne kampionat.
– Cilat jane angazhimet tuaja jashte sportit?
Angazhimet e mia jashte sportit jane bizneset e familjes.
– Sa ore ne dite luan play- station?
Nuk eshte se luaj shume ngaqe kam angazhimet me stervitjen, por mjaftueshem.
– Sa eshte e rendesishme qe si shkodran te luash per Vllaznine?
E rendesishme eshte shume, por besoj se eshte krenari te luash per Vllaznine.
– Cila eshte pika jote e forte si futbollist?
Pika ime e forte eshte kemba e majte dhe shpejtesia.
– Pika jote e dobet?
Pika e dobet, kemba e djathte.
– Cili eshte qellimi yt per kete sezon?
Qellimi im per kete sezon eshte te shpallemi kampion.
– Nese nuk do ishte bere futbollist, çfare do ishe bere?
Besoj se do te kisha qene nje atlet i mire.
– Cili eshte mesazhi per tifozet?
Tifozet jane mbeshtetja jone me e madhe dhe shpresoj qe ne çdo ndeshje te jene ashtu siç jane dhe te vazhdojne ne ate menyre ta mbeshtesin Vllaznine.