Ne dy ndeshjet e fundit ai ka qene protagonist me dy golat e tij, te paret per kete sezon dhe sigurisht qe ne ndeshjet e ardhshme pret te kete hapesiren e tij. Megjithate edhe kur nuk e ka patur, ka pritur duke mos preferuar te beje polemika. Mehdi Çoba eshte treguar nje profesionist i vertete dhe kjo iu shperblye.

I pyetur pas ndeshjes se fundit me Elbasanin kur ai shenoi golin e fitores, sulmuesi kuqeblu eshte shprehur: “Unë stërvitem çdo ditë duke dhënë maksimumin, sepse dua t’i shërbej ekipit. Golat më bëjnë mirë, por patjetër që ka mundësi të përmirësohem në ndeshjet e ardhshme.

Vendimin për hapësirën dhe aktivizimin e merr trajneri. Detyra ime është të jap më të mirën kur dal në fushën e lojës. Çdo futbollist do që të luajë në çdo ndeshje dhe të jetë protagonist. Dhe unë patjetër duhet të shfrytëzoj çdo shans që do të kem në dispozicion”.

Nderkohe per ndeshjen e rradhes, ate qe do te luajne diten e shtune ndaj Laçit, Çoba ka deklarar: “Do të jetë një ndeshje e fortë sërish, por ne kemi objektivin tonë. Në fushë do të hyjmë për fitore edhe kundër Laçit”.