Fillimi jo i mire i kampionatit nga Ada tashme jo vetem eshte lene pas, por skuadra velipojake ka filluar te shnderrohet ne pretendente. Nje gje e tille konfirmohet me se miri nga fakti qe ne kater ndeshjet e fundit, ky ekip ka arritur 3 fitore dhe 1 barazim, pra ka marre 10 pike nga 12 te mundshmet.

Kjo ka bere qe Ada tashme te ndodhet ne vendin e gjashte ne renditje me 27 pike te grumbulluara, nderkohe qe ne te pestin eshte Gramshi me nje pike me shume. Velipojaket pasditen e sotme kane marre nje fitore dramatike me rezultatin 3-2 ndaj Shenkollit, ku golin e fitores per ta e ka shenuar portieri Ndoj ne minuten e 95-te te ndeshjes.

Trajneri i ketij ekipi, Admir Mehja qe vazhdon te beje edhe rolin e futbollistit, madje edhe ai ka qene protagonist ne ndeshjen e sotme me nje gol te shenuar, por edhe nje 11-metersh te humbur, ka folur pas ndeshjes per “Shkodra Sport” duke thene:

“Ka qene nje fitore e bukur dhe me shume emocione per menyren si u realizua. Ne analizen para ndeshjes i kisha paralajmeruar lojtaret se do te ishte nje ndeshje e veshtire pavaresisht pozitave ne tabelen e renditjes ku ndodhej kundershtari.

Dhe ne fakt ashtu rezultoi, ku kundershtari kaloi dy here ne avantazh, por fale besimit dhe vendosmerise tone arritem ta kthejme rrezultatin ne favorin tone. Vlen te permendet merita e padiskutueshme e portierit tone Besnik Ndoj, qe perveç disa nderhyrjeve te sakta, arriti te realizoje dhe golin e fitores ne minuten e fundit shtese.Nuk ndodhe shpesh qe portieri ne shenoje”.