“Vllaznia B” e cila gjendet në vendin e fundit të kategorisë së parë pavarësisht problemeve të ndryshme që e kanë shoqëruar ekipin ata kanë si synim qendrimin në pesshen e dytë në tabelën e klasifikimit.

Në një intervistë për Star Plus zv/traineri Admir Mehja shprehet se gjatë merkatos së janarit kanë realizuar afrime cilësore në ekip por edhe kanë pasur largime.

Më tej zv/trajneri Mehja shprehet se takimin e rradhës e kanë ndaj Besës së Kavajës ku synimi i tyre është arritja e rezultateve pozitive.

“Vllaznia B” në takimet e fundit nuk kanë pasur një ecuri që flet në favor të shkodranëve por kanë besimin se do arrjnë objektivin e tyre qendrimin në pesë ekipet e dyta në klasifikim. Ndërkohë këtë të shtunë “Vllaznia B” do të presë në fushën sportive “Reshit Rusi” ekipin e Besës takim ky që do të zhvillohet në orën 14:00.