Trajneri i Dinamos, Dritan Mehmeti pati një debat të ashpër me Nevil Deden pas përfundimit të ndeshjes me Tiranën, të humbur nga blutë. Dede, trajner i Elbasanit, por opinionist në studion ‘Skaner’, i drejtoi një pyetje Mehmetit se pse Dinamo e tij doli aq shumë përpara kur barazuan ndeshjen duke lënë hapsira të mëdha në mbrojtje.
Një situatë që nuk u prit mirë nga timonieri i Nëndetëses i cili dukshëm i tensionuar ironizoi aftësinë dhe kohën e Nevil Dedes për të analizuar ekipet e tjera,
-PJESË NGA DEBATI-
Mehmeti: Ti shyqyr që ke kohë dhe merresh të analizosh ekipet e tjera, kjo është pozitive. Unë s’kam kohë. Bravo!
Dede: Varet sa i zoti je ti e sa i zoti jam unë. Kjo është histori tjetër.
Mehmeti: Po, ti je shumë i zoti. Ne s’e vejmë në dyshim këtë pjesë