Trajneri i Dinamo City, Dritan Mehmeti, foli për MCN TV, pas humbjes 3-2 në derbi ndaj Tiranës. Mehmeti deklaroi se përmbysja erdhi për shkak të vetëkënaqësisë nga lojtarët, ndërsa shtoi se ekipi ka nevojë për lojtarë me eksperiencë që të bëjnë diferencën në mesfushë.

“Më vjen shumë keq, sepse që në momentin që ishim 2-0, aty filloi kthesa. Vetëkënaqësia e lojtarëve, sidomos në linjat e qendrës, kishim problem në mesfushë. Duhet ta menaxhonim më mirë. Pësuam gola naivë. Na mungojnë lojtarët me eksperiencë në mesfushë, për të menaxhuar topin. Vetëm Andoni është aty. Lorran është i linjës së majtë dhe e kam futur aty.

Ndjej keqardhje, sepse edhe në kishim rastet tona. Kemi nevojë emergjente në mesfushë, për lojtarë që bëjnë diferencën dhe me eksperiencë.

Nuk do bëja asgjë ndryshe. Nuk ishim në ekuilibër në linjat e mesfushës. Ishte vetëkënaqësia që treguan, sidomos lojtarët me eksperiencë.

Ka shumë punë për mbrojtjen në bllok. Edhe sulmi duhet të ishte me agresiv më fazën defensive. Pas kësaj ndeshje, duhet të ulemi dhe të punojmë shumë.

Sulmuesi dhe dy mesfushorë, duhen që të jemi më të qetë për të vazhduar kampionatin. Na duhen dy mesfushorë dhe një sulmues, që të rikthehemi te rezultatet e mira”- u shpreh Mehmeti.