Trajneri i Partizanit, Dritan Mehmeti foli në konferencë për shtyp para përballjes së nesërme që Partizani luan në Air Albania ndaj Saburtalos. Të kuqtë triumfuan në transfertë me rezultatin 0-1 dhe nisen të favorizuar për të kaluar në turin e dytë të Conference League teksa trajeri Mehmeti theksoi se skuadra duhet të tregohet efikase në rastet që do t’i paraqiten ndërsa shtoi se ekipi nuk duhet të përfshihet nga entuziazmi i tifozerisë.
“Çdo ndeshje ka vështirësi dhe ndeshjet kanë historië të ndryshme, duhet të jemi të ndërgjegjshëm për shkallën e vështirësisë dhe të japim maksimumin për nesër, të interpretojmë ndeshjen në mënyrën e duhur. E kam shrehur gjithnjë problemin para portës, jo vetëm në lidhje me ndeshjen ndaj Saburtalos, diferencat bëhen nga detajet.
Duhet të kemi parasysh se e njohim kundërshtarin dhe kanë lojtarë të mirë, punojnë mirë me akademinë dhe elementët e rinj. Ka lojtarë që luajnë me kombëtaren dhe shpresat, kanë vlerat e tyre. Por, edhe ne kemi vlera, e dimë çfarë do të bëjmë nesër. Luajmë para tifozerisë dhe është një shtysë e madhe, mos të kalojëm në entuziazmin e tifozerisë dhe të interpretojmë mirë ndeshjen.
Shënuam shpejt në pjesën e dytë, patëm edhe dy-tre momente para se kundërshtari të na vinte në vështirësi. Nuk ka trajner që kërkon që skuadra në 10 minutat e fundit të luajë poshtë, por kjo vjen edhe nga vetë futbollistët dhe e kuptoj. Kam kërkuar nga skuadra që të kontrollojë topin. Ata janë më mirë fizikisht se janë në kampionat, ne jemi në 70%, shpresoj që nesër të jemi efikas. Jemi të fokusuar te skuadra jonë, e dimë forcën e kundërshtarit por edhe forcën tonë.
Nuk them nëse do të mbrojmë apo sulmojmë por do ta interptojmë sipas kundërshtarit për të marrë maksimumin. Por, futbolli prandaj është i bukur se është i paparashikueshëm dhe mund të dalë jashtë taktikave”.
E ardhmja e Bitrit? “Duke qenë një periudhë merkatoje Bitri meriton respekt për atë që ka dhënë, por jemi të barabartë dhe mendoj që e kam ndërtuar skuadrën me Bitrin dhe shpresoj të vazhdoj me atë.
Aq sa kam bërë në trajningun shqiptar kam qenë kampion në Kategorinë e Parë, por kam qenë pjesë e Partizanit kur ka dalë kampion dhe tani jam trajner i parë.
A jeni i limituar në zgjedhje? Jemi në merkato dhe skuadra ka një tranzicion sa i takon afrimeve dhe largimeve dhe janë larguar shumë elementë, jemi në formim e sipër. Çdo skuadër ka boshtin e saj dhe janë disa element të pazëvendësueshëm. Jemi në kërkim, në bashkëpunim me të gjithë duke punuar si grup për të marrë maksimumin e merkatos. Shpresoj të gabojmë sa më pak në zgjedhjet e merkatos dhe të marrim lojtarë që i përshtaten Partizanit.
Me trajnerët duhet të përgatitemi për gjithçka, por edhe lojtarët janë profesionistë dhe në ndeshjet vajtje ardhje duhet të jesh i përgatitur. Ne do të futemi për maksimumin në 90 minuta dhe në futboll duhet të përgatitesh për çdo të papritur. Trajneri është gjithnjë i shkarkuar dhe është një nga profesionet më të vështira, por duhet të menaxhosh presionin. Ne kemi bërë maksimumin, skuadra është në ndërtim e sipër nuk e menaxhoj dot të ardhmen, por jam i përqendruar te ndeshja e nesërme”, u shpreh Mehmeti.