Te qenurit ne vendin e pare ne renditje pas dy javesh kampionat, ka krijuar njefare gezimi ne kampin shkodran, ndonese drejtuesit bejne thirrje per te mos kaluar ne eufori sepse kane kaluar vetem 180 minuta nga starti i gares.
Nderkohe specialistet mendojne se eshte ende heret per te dhene nje mendim te qarte per ate se çfare pretendon vertete Vllaznia ne kete sezon.
Duke folur per ecurine e skuadres shkodrane, trajneri i futbollit Dritan Mehmeti ne emisionin “Sport News” ka thene se testi i pare serioz i saj do te jete ai ndaj Tiranes.
Vllaznia për dy ndeshjet e para të kampionatit ka marrë maksimumin përsa i përket rezultatit, por duhet ditur se edhe kundërshtarët e saj nuk kanë qenë në atë nivel që ne sot të japim një mendim të qartë se çfarë niveli do të ketë kjo skuadër.
Për të ndeshja me Tiranën do të jetë ajo që do të japë një tabllo më të qartë dhe për t’i dhënë besim skuadrës. Nëse ajo do të arrijë të fitojë, do të jetë diçka shumë e mirë.
Pikët që ajo ka marrë me lojën që ka zhvilluar nuk janë në proporcion të drejtë jo vetëm te Vllaznia por edhe në disa skuadra të tjera të kampionatit shqiptar. Duhet të kalojnë 5-6 javë për të mësuar vërtetë se ku do të shkojë Vllaznia e këtij sezoni”- ka thënë Mehmeti./SHKODRA-SPORT.COM/