Në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, ka ndërruar jetë në Tiranë në moshën 38 vjeçare pas një sëmundje të rëndë gazetari sportiv Mejdan Zhivani. Sigurisht që një lajm I tillë ka shokuar të gjithë miqtë, kolegët dhe njerëzit e sportit të cilët kanë jetuar dhe bashkëpunuar me të prej 14 vitesh. Kontributi I tij në gazetarinë sportive gjatë këtyre viteve ka qenë I madh, fillimisht në mediat lokale por duke qenë bashkëpunëtor i denjtë edhe për ato qendroret.

Më pas edhe në kryeqytet ku ka jetuar vitet e fundit bashkë me familjen e tij.Sigurisht që ka qenë pjes e gazetës online “SHKODRA SPORT” që në momentin e krijimit të saj duke luajtur një rol shumë të rëndësishëm në ecjen përpara të tij.Humbja e tij natyrisht që ka lënë pas një brengë të madhe për të gjithë ata që e kanë njohur, për të gjithë ata që kanë jetuar e punuar me të. Mejdani ka qenë simboli I njeriut korrekt, I një profesionisti të vërtetë, njeriu që vlerësonte shoqërinë po aq sa edhe familjen e tij. Megjithatë ndarja e tij nga jeta, më së shumti është një humbje e madhe për dy fëmijët e tij të vegjël, Antonelen 4 vjeçe dhe Ertin vetëm 1 vjeçe gjysëm që do ta kenë të vështirë të rriten pa patur pranë babanë e tij. Një humbje e madhe për bashkëshorten që do t’I duhet të vazhdojë jetën pa patur njeriun e zemrës perkrah. Një humbje e madhe për familjen e tij dhe natyrisht që është një humbje e madhe edhe për ne kolegët e tij. Varrimi I tij do të jetë të enjten në orën 14.00 në Shkodër por ndërkohë, në orën 13.00 për të gjithë miqtë, kolegët, njerëzit e sportit por edhe spordashësit e thjeshtë, do të ketë homazhe në ambjentet pranë stadiumit “Loro Boriçi”. Gazeta “Shkodra Sport” I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Zhivani për humbjen e njeriut të tyre të dashur dhe merr pjesë në pikëllimin e saj. I përjetshëm qoftë kujtimi yt Mejdan!

© shkodrasport.com