Humbja e Skocisë me rezultatin 4-0 në miqësore ndaj Belgjikës, mund t’i bëjë mirë skocezëve pasi në ndeshjen me Shqipërinë që luhet të hënën, përqendrimi do të jetë më i madh.

Nga ana tjetër, kuqezinjtë mund të përfitojnë nga morali i ulët i skuadrës vendëse.

Pavarësisht humbjes, trajneri i Skocisë, Aleks MekLish ka vlerësuar ekipin e tij, duke u shprehur se ai rezultat nuk duhet bërë dramë pasi është pësuar ndaj njërit prej ekipeve më të mira në botë, ndërkohë që shpreson që Shqipëria ta nënvlerësojë Skocinë.

“Nuk mund të them që nuk duhet të fitojmë pasi jemi duke bërë eksperimente. Ne duam të fitojmë dhe duhet që të fitojmë. Belgjika është një skuadër shumë e fortë dhe këtë e tregoi në Botëror ku edhe Anglisë i shënoi gola.

Nëse humbasin pse barazojmë, për mua është një rezultat i dështuar dhe një fillim i keq i kampionatit. Futbollistët duhet të ngrenë kokën lart dhe të shohin nga takimi me Shqipërinë.

E di që shqiptarët kur të shohin videon e ndeshjes me Belgjikën, do të mendojnë të na shtypin pasi ne nuk dimë të pasojmë në mbrojtje e mesfushë”, u shpeh MekLish. /Vipsport/