Meksika ka shkaktuar një befasi të madhe në Botëror, duke mposhtur Gjermaninë, kampione në fuqi të Botës.

Një gol i shënuar nga Lozano në minutën e 35 vulosi rezultatin e këtij takimi.

Gjermanët u treguan mjaft të vakët në raste në pjesën e parë, ku Meksika provoi disa herë në drejtim të portës së Neuer, ku gjetën edhe golin me anë të një kundërsulmi.

Pjesa e dytë ishte më ndryshe për skuadrën e drejtuar nga Low, por sërish lojtarët u treguan të pasaktë përpara portës së Meksikë, ku në disa raste shpëtimtar u bë portieri Ochoa.

Në anën tjetër, në minutat e fundit, Meksika pati disa mundësi të mira për ta mbyllur më herët takimin, ku me anë të kundërsulmi i shfaq rrezikshëm në portën gjermane, por u treguan të pasaktë.

Kjo humbje e detyron tashmë Gjermaninë të mos lëshojë më pikë ndaj dy kundërshtarëve të tjerë të grupit, Suedisë dhe Koresë së Jugut.