Kevin Prince Boateng është larguar prej kohësh nga Milan, por bashkëshortja e tij, bukuroshja Melissa Satta mbetet e lidhur me ngjyrat kuqezi. Në emisionin “Tiki Taka”, ajo ka folur për momentin aktual të kuqezinjve, duke mos i kursyer kritikat kundrejt skuadrës dhe lojtarëve.


“Një gjë që kam vënë re është se Bologna ka shkuar në San Siro me bindjen për të fituar.

Në të kaluarën, ekipet që luanin në Milano kundër Milan-it dridheshin”, ka thënë ajo.

“Tani duket si një ekip pa shpirt, i vdekur, dhe nuk është vetëm një problem i lojës, por edhe i lojtarëve. Një futbollist që kushton 40 milionë euro (Bonucci) nuk duhet ta ndjejë peshën e fanellës”.