Melos Bajrami ka qene titullar serish ne fushe per formacionin e Vllaznise edhe ne ndeshjen e djeshme ndaj Skenderbeut. Paraqitja e tij ka marre vleresime pozitive dhe kjo padyshim e ka bere ate te ndihet mire. Madje vete mbrojtesi shtatelarte mendon se ka ende shume me teper per te dhene.
Për Bajramin dje ishte një duel kundër ish-ekipit, pasi më parë në Superiore ka veshur fanellën e korçarëve. Lojtari u shpreh i kënaqur me fitoren e djeshme dhe mbi të gjitha me lojën që zhvilloi Vllaznia.
“Mendoj se ishte një trepikësh me shumë vlera, luanim në fushën tonë dhe skuadra dha më të mirën, atë çfarë pritet prej saj. Besoj se krijuam raste, dominuam dhe e merituam plotësisht këtë fitore kundër Skënderbeut”, tha fillimisht Bajrami.
EMOCIONET – “Emocione kundër ish-ekipit? Gjithmonë ka, sepse Korça është shtëpia ime e dytë dhe aty jam ndier shumë mirë. Por tani jam te Vllaznia dhe do të jap maksimumin gjithmonë për këtë fanellë”, shtoi mbrojtësi.
MBROJTJA – “Ne bëjmë detyrën tonë dhe duhet ta mbajmë shifrën 0 pas në mbrojtje, të mos pësojmë sa më gjatë. Jam i lumtur që po luaj titullar dhe dua të vazhdoj të përmirësohem akoma më tepër. Egnatia? Do të shijojmë këto ditët e pushimit dhe pastaj mendja te ndeshja e radhës”, përfundoi lojtari i Vllaznisë.