Shqipëria doli me 3 pikë nga Hungaria mbrëmë. Kuqezinjë fituan 0-1, në takimin që vlen për kualifikueset e Botërorit 2022.

Gol i vetëm u realizua nga Armando Broja, i cili shënoi pak minuta nga fundi. I ftuar në Sport News në News 24 është i mirënjohuri, Ardi Mema. Mema vlerëson maksimalisht teknikun Reja dhe lojtarët.

“Biem dakord që loja jonë është rritur shumë. Nuk e pranoj faktin që të luajmë të njëjtën skemë. E kam thënë edhe më përpara. Te Shqipëria patëm 3 kompotentë: Ana psikologjike, ana taktike dhe personaliteti. Më pëlqyen lojtarët, pasi e dhanë maksimumin.

Hyri Veseli, i cili pati personalitet. Kur ka harmoni, çdo gjë bëhet më e thjeshtë. Po ta kujtojmë kohën kur erdhi Edy Reja, të gjithë kemi qënë skeptikë dhe kemi patur një miks.

Ekipi po luan mirë dhe po fiton. Mund ta fitosh një ndeshje, por nuk të jep spunto për vazhdimësinë. Një moment i mirë është sakrifikimi i Uzunit dhe Cikalleshit. Trajneri ka vepruar perfekt. Këto takime vlejnë për nga ana psikologjike. Të mos vetë-kënaqemi” – tha ai./NEWSPORT/