Kastrioti ka pesuar nje tjeter humbje dhe kjo e sotmja ndaj Bylisit, nje rivali direkt, sigurisht qe i ka prishur jo pak pune kesaj skuadre. Trajneri i saj Ardian Mema ka folur për Oversport pas humbjes përballë Bylisit.
“Përsa kohë rezultati nuk është në favor, nuk mund të them se jemi mirë, por ne u munduam. Ajo që vë re është se kampionati është shumë i fortë dhe futbolli ka episode, ku mund të fitosh, nuk duhet ta falësh kundërshtarin në asnjë moment.
Kemi probleme, por më kryesori është pësimi i golave pas i hamë kot. Loja është me hope, por i japim meritën dhe kundërshtarit për punën që bëjnë.
Futbolli është këndvështrim, ka edhe lojtarë që janë disi të lodhur dhe nuk japin 100%, nuk është se futbollistët kryesorë nuk dhanë, por duhet të bëjnë kujdes dhe me ekuilibrin. Onanuga është një lojtar shumë i mirë dhe me shumë vlera, besoj shumë tek ai”, u shpreh Mema
Kuptohet qe pozitat e Kastriotit sa vijne e rendohen dhe kjo do te thote se tashme ky ekip konsiderohet nje nga favoritet kryesore per renien nga Superliga.