Trajneri i Tiranës, Ardian Mema është shprehur i zhgënjyer nga humbja por pranon se i trembet shumë vendosjes së ndeshjeve në tavolina. Ai tha për ‘Supersport’ se ka shumë aleanca në kampionat dhe këto e shqetësojnë shumë.
“Nuk na kanë munguar lojërat e mira. Ekipi profesionist duhet të shënojë siç na shënoi flamurtari neve. Na bën mirë të fitojmë ndeshjen dhe jo të bëjmë lojën.
Ndoshta edhe ana psikologjike po ndikon pasi të them të drejtën që nga ndeshja me Laçin kam parë te penalltitë dhe nuk kemi goditës të mirë. Sot përcaktova një tjetër dhe më rezultoi keq. Ka qenë këmbëngulje e Imamit dhe më tha se do të shënoja.
Ne kemi krizë rezultatesh. Ekipi ka luajtur më mirë se Flamurtari, po ishte lojë me episode. Kemi pasur mundësi për të fituar por mendoj se edhe ndeshja e luajtur në Fushë Krujë ndikoi psikologjikisht. Ka ardhur koha që të luhen ndeshjet në një orar pasi po u krijohet stres futbollistëve. Luajmë për llogaritë tona dhe jo për të tjerëve.
Ndeshjet vendosen nga episodet por edhe në tavolina. Druhem më shumë nga tavolinat. Le të luajnë futboll provincat dhe të kënaqen edhe provincialët. I pranojmë të tre rezultatet por këtu është provincë dhe le të luajnë provincat. Kam ardhur në mes të kampionatit dhe këto futbollistë kam gjetur.
Një lojtar kur është i bindur dhe do me çdo kusht të godasë, i jep besim edhe trajnerit. Një klub i madh duhet të ketë futbollistë me karakter sportiv të fortë dhe jo të justifikohet. As unë nuk dua të justifikohem por duhet të kapërcejmë situatë”, tha Mema./VipSport/