Ardian Mema, ish-trajneri i Tiranës, mendon se Vllazninë e vërtetë nuk duhet ta shohim tani, pas dy ndeshjeve të para që kryeson, por kur të ndeshet me skuadrat pretendente për titull në Superiore. Në “Sport News Plus” ai theksoi se duhej kohë për të parë se cilat ekipi do të ishin realisht pretendentë.
“Është herët për të folur, duhet parë vazhdimësia e kampionatit dhe ajo do të tregojë trendin e rezultateve dhe lojës.
Nuk bazohemi në këto dy ndeshje, Vllaznia ka luajtur me dy ekipe të dobëta, do ta shohim Vllazninë me një moment tjetër, kur të luajë kundër Tiranës, Partizanit, Teutës apo Kukësit.
Meqë vijnë edhe nga një kohë pushimi, ritmi i skuadrave është i ndryshëm nga ai i një kampionati real, nuk kanë kapur ende ritmin e duhur dhe do të shohim hap pas hapi ndeshjet si do të shkojë trendi i lojës dhe rezultateve.
Më bën përshtypje ekipi i Vllaznisë se e pashë me Skënderbeun, mendoj se kishte kualitete, luanin me topin. Trajneri deri tani ka bërë një punë të mirë por do t’i shohim gjërat hap pas hapi në vazhdimësi”, tha Mema. /vipsport/