Kampionati kombetar i basketbollit per te rinj ka startuar sot teksa jane zhvilluar edhe ndeshjet e javes se pare te tij. Shorti kishte dhuruar nje supersfide qe ne javen e pare, pikerisht ate ne mes dy ekipeve pretendente, Vllaznise dhe Superior Klima.

Takimi eshte luajtur pasditen e sotme ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” dhe eshte ndjekur me interes nga nje numer i konsiderueshem tifozesh shkodrane.

Vllaznia e nisi mire kete sfide dhe e mbyll perioden e pare me rezultatin 23-18. Duket se do te kete rivalitet dhe kete e tregon me se miri faktin qe perioden e dyte e fitojne basketbollistet nga Tirana me shifrat 19-16 dhe kesisoj dy ekipet shkojne ne pushim me nje avantazh prej dy pikesh e favor te kuqebluve.

Perioda e trete ne fakt do te ishte vendimtarja. Loja e mire e disa prej lojtareve te Vllaznise ku spikat sidomos Memçaj, ben qe rezultati te thellohet edhe me shume dhe perioda e trete do te mbyllej 28-14 ne favorin e dyte.

Me 16 pike avantazh ne nisje te periodes se katert, trajneri i Vllaznise Halluni ka luksin qe te aktivozoje edhe lojtaret e stolit dhe kjo ben qe Superior Klima ta fitonte kete periode 19-11 por kjo nuk do te ndryshonte asgje.

Ne fund eshte ekipi shkodran qe e mbyll gjithe takimin me rezultatin 78-69 dhe ne kete menyre ai merr fitoren e pare ne kampionatin e ri, kampionat te cilin do te synoje ta fitoje me çdo kusht.

Nje kontribut ne fitoren e sotme ndaj Superior Klima ka dhene perveç Memçajt qe padiskutim eshte lideri i ketij ekipi, edhe basketbollistet e tjere si Kola, Bardulla, B. Hoxha, Zmijanej, D. Hoxha, Kruja, Mushanej, Curri, Gjeçaj, Kuka e Sulmataj.
www.shkodrasport.com