Trajneri Migen Memelli pas barazimit te djeshem 0-0 ndaj Dinamos, perseriti edhe njehere faktin qe skuadra e tij ne manovren sulmuese nuk eshte ende aty ku duhet, sidomos ne 30 metrat e fundit.

Per kete arsye, ai beri te ditur se bashke me drejtuesit e tjere te klubit jane ne kontakte te vazhdueshme me sulmues te ndryshem duke shpresuar qe deri ne afatin perfundimtar te mbylljes se merkatos, ta realizojne edhe nje tjeter goditje.

I pyetur nga gazetaret nese kishte kontakte apo dhe ndonje preference per Victor Da Silven, brazilianin qe luajti dy sezone me Vllaznise, por qe se fundi ka probleme me Partizanin, tekniku kuqeblu eshte shprehur:

“Unë di që Da Silva ka një proces disiplinor te Partizani. Bëhet fjalë për një lojtar që ka dhënë për Vllazninë. Mirëpo, në këtë moment unë nuk e di nëse është profili i duhur si futbollist për skuadrën tonë.

Për sa kohë ai është lojtar i Partizanit, mua nuk më takon të them asnjë fjalë, përveçse të kem respekt për atë që ka dhënë për Vllazninë. Nuk është profesionale të komentoj në këtë moment”./SHKODRA-SPORT.COM/