Teuta-Skënderbeu, sfida e javës së 19-të të Kategorisë Superiore është mbyllur me rezultatin 2-0. Durrsakët fitojnë pastër dhe marrin një 3 pikësh me shumë vlera. Nga ana tjetër, Skënderbeu vijon me krizën e rezultateve dhe renditet në vendin e fundit në klasifikim. Në fund të ndeshjes për “Gol pas Goli”, trajneri i Skënderbeut, Migen Memelli u shpreh:

“Një ndeshje me dy tablo, sipas asaj që provuam gjatë javës kishim provuar një strategji mbrojtëse pasi Teuta është një skuadër që luan shumë në krah. Karshi këtij këndvështrimi u treguam të kujdesshëm edhe pse nuk rezultoi e tillë. Teuta ka një lojtar cilësor si Bregu dhe ne nuk duhet ta kishim lënë aq të lirë në fushë.

Në pjesën e dytë ndryshuam sistem dhe shtuam forcën në sulm e skuadra nisi të krijonte më shumë raste pasi nuk kishim çfarë të humbisnim. Kishim rastet tona dhe me atë që mendoj unë, pjesa e parë ishte për Teutën, ndërsa e dytë foli për ne.

Lojtarët po ngrihem gradualisht pasi nuk është e lehtë dhe sot u pa qartë që në pjesën e dytë e rritëm anën fizike. Më shqetëson mbrojtja, pasi Bajrami u ndëshkua me të kuq dhe nuk kemi shumë alternative. Jam I kënaqur me skuadrën për atë që bëri në pjesën e dytë pasi te goli i Karabecit nuk kishim çfarë të bënim më shumë.

Na mungojnë pikët, tjetra që kërkohet është se bashkë me lojtarët duhet t’I njoh më shumë. E kam thënë edhe në ditët e parë që lojtarët duhet ta shikojnë veten të barabartë me kundërshtarët”.

Pse mund të mbijetojë Skënderbeu? “Ne jemi skuadra e 5 apo e 6 që kemi shënuar më shumë gola. Kemi problem si I pësojmë golat dhe sot I lejuam Bregut që të shkonte nga mesfusha deri te porta jonë. Golat nuk na mungojnë pasi kemi shënuar e kemi lojtarë cilësorë në sulm. Ajo që duhet të rregullojmë është faza mbrojtëse që pësojmë shumë gola të të lehtë. Ne kemi cilësi individuale të jashtëzakoshme në krahasim me rivalët tanë për mbijetesë.

Në dy ndeshjet e fundit kemi pësuar gola shumë shpejt. Do t’I kërkoj lojtarëve që të kenë durim pasi kur pësojmë gol lojtarët e kanë të vështirë të përmbysin ndeshjen. 45 minutat e dyta më japin besim dhe duhet të vazhdojmë me këtë ritëm pasi nuk kemi asgjë për të humbur. Kemi ndeshjen e radhës ndaj Vllaznisë dhe do të bëjmë maksimumin siç bëmë 45 minutat e sotme.

Afrimet e merkatos? “Adaptimi i lojtarëve të rinj është pak I vështirë pasi edhe gjuha I penalizon nga të tjerë. Jemi përpjekur t’ua shpjegojmë ditë pas ditës manorvrën sulmuese”, u shpreh Memelli./newsport/