Trajneri i Vllaznisë, Migen Memelli, duket se e ka vendosur mënyrën se si do të luajë në Europë dhe kampionat. Tekniku i kuqebluve ka vendosur që të luajë me skemën klasike 3-4-3.
Formacioni do të nisë me portierin Qarri në portë. Qendra e mbrojtjes do të plotësohet nga Stojanoviç, Juriç dhe Cheshmedjiev. Nga ana tjetër, Memelli pret shumë nga dy krahët, Smajli nga e djathta dhe Hakaj nga e majta.
Në mesfushë, Memelli ka mendimin që të vendosë Boshnjakun dhe Alivodën. Nga ana tjetër, sulmi është vendosur me treshen Mala, Balaj dhe njërit mes Dodev ose Çobës.
Ky pritet të jetë formacioni i mundshëm i Vllaznisë së Migen Memellit për ndeshjet e Europës me afrimet e fundit. Me këtë formacion, kuqeblutë pritet që të luajnë në ndeshjen e parë në transfertë përballë irlandezo-veriorëve të Linfield.
Vllaznia kërkon një rezultat pozitiv që në ndeshjen e parë, për ta patur më të lehtë kualifikimin në sfidën e kthimit në Shkodër. Megjithatë, nuk do të jetë aspak e lehtë për ta realizuar një diçka të tillë.
Maringlen ZHIVANI