Matias Lloci mund të kishte qenë një futbollist i Vllaznisë nëse klubi shkodran do të kishte në pankinë përsëri Migen Memellin.
Këtë e ka zbuluar vetë ish-trajneri i kuqeibluve, i cili duke folur për mesfushorin që i shënoi dy herë Tiranës në debutimin me Teutën, shpjegoi se si Vllaznia kishte qenë destinacioni i parë për këtë lojtar.
“Matiasi ka ardhur në shtator te Vllaznia, si lojtar prove. Ai është testuar te ne dhe e kishim në projeksion për ta federuar unë dhe stafi që përfaqësoja. Kur u largova, nuk e di se si rrodhën gjërat e si ndodhi, mundet të ketë pasur preferenca të tjera stafi tjetër, nuk kanë dashur ta mbajnë.
Por ajo që vihej re, ishte një lojtar energjik, punëtor e me karakter sportiv shumë të mirë. Sot është një aset shumë i rëndësishëm për skuadrën e Teutës dhe kjo nuk ka asnjë diskutim”, shpjegoi për “MCN” Memelli se si kishte qenë situata me Llocin në radhët e klubit shkodran.