Trajneri i Skënderbeut, Migen Memelli, foli pas triumfit 2-1 që skuadra e tij arriti në shtëpi ndaj Bylisit, ku në prononcimin për “Gol pas Goli”, u shpreh:

NDESHJA- Vihet re, që edhe mbas pësimit të golit të parë, skudra gjeti forcat dhe e ktheu rezultatin. Nëse do të ecim në 2 vija paralele, kemi edhe ne një penallti të Mensah, nëse ka shtyrje ka edhe penallti.

Dëgjova edhe Dovedanin që u ankua, është në të drejtën e vetë, nuk dua të bëj fare debat, mos harrojmë që në Ballsh topi doli korne dhe u dha penallti. Për nga ana e përformancës lojtarët e Skënderbeut, meritojnë një 10 me yll, ata gjetën forcat dhe e kthyen rezultatin në favorin e tyre.

Në pjesën e parë kishim edhe erën në disavantazh. Kjo fitore na jep qetësi për të ecur përpara. Jam krenar për lojtarët. Kanë revoltë dhe koshiencë brenda vetes. Dy fazat e para i kanë bërë të dobëta dhe këto 2 faza janë të jashtëzakonshme për ta.

Ne kërkonim që të shkonim në sulm me lojë të rrjedhshme. Donim të luanim topin. Tensioni vërehet. Kam kërkuar që edhe po mos të fitonim të bënim maksimumin. Ishim të qartë për situatën.

Pas pësimit të golit prisja goditje psikologjike që nuk erdhi. Fati që barazuam shpejt dhe kaluam në avantazh. Jam jashtëzakonisht i gëzuar që hapësira e 6 pikëve u ngushtua. Duam të shikojmë edhe diferencat që skuadrat patën në fushë. Goli i parë ka qenë një devijim.

LLOGARITË- Do ishte më mirë që edhe Apolonia të ishte në lojë, që kampionati të bëhej më interesant. Janë edhe 6 ndeshje dhe unë nuk e di ku na çojnë llogaritë. Në ndeshjen e ditës së diel me Kastriotin bëhen llogaritë. Diferencat u ngushtuan. Çdo ndeshje e këtyre 6 javëve ka rëndësinë dhe vlerën e saj.