Vllaznia triumfoi me rezultatin 2-0 ndaj Teutës në javën e pestë të kampionatit, duke lënë pas momentin e vështirë. Trajneri i skuadrës shkodrane, Migen Memelli, foli pas këtij dueli teksa sqaroi edhe çështjen “Balaj”. Në prononcimin e dhënë menjëherë pas ndeshjes për mikrofonin e “MCN”, tekniku pogradecar u shpreh:
“Nuk kemi qenë në momentin më të mirë. Ndeshjet nuk janë të lehta asnjëherë. Kundërshtarët bëjnë mirë çdo javë, diferencat janë të pakta. Djemtë dhanë gjithçka për të fituar, kontrolluam lojën. Erdhi goli në moment kyç, i shpejt. Ishte më e lehtë për t’u menaxhuar. Në pjesën e dytë na mbeti për detyrë të godisnim përsëri kundërshtarin. Ka qenë një raport i madh në lojë 13 me 3 goditjet. Shpejtësia e topit ka qenë shumë i mirë nga djemtë. Më shqetësojnë dëmtimet e shumta, janë gati 7.
Qarri ka çarje në krah, Asani ka bërë tërheqje, Hakaj, Bruno, Juriç janë jashtë. Kur ke kaq shumë lojtarë jashtë, vështirësohen punët për të ardhmen. Nuk e di nëse do të na ndihmojë pauza e kampionatin. Kurrë nuk e kam pasur skuadrën të plotë gjatë këtij kampionatit. Nuk është mjet justifikimi.
Nuk kemi gabuar shumë në fazën përgatitore. Intesiteti dhe ngjeshja e madhe që kemi pasur, ka pasur lodhje të mëdha te lojtarët. Rikuerimi i ndeshjeve njëherë në 3 ditë është i vogël. Gjithsesi gjithë lojtarët janë të rëndësishëm. Do mundohemi të integrojmë lojtarë nga të rinjtë kur kemi dëmtime. Do të vazhdojmë.
Bekimi mund të marrë mësimet më të mira, sepse e ka njeriun e duhur, se si duhet të shënojë dhe sa i qetë duhet të jetë me njerëzit dhe tifozët. Kur nuk shënon, çdo futbollist del nga natyra e tij. Në 5 ndeshje ka 5 gola. Një bravo e madhe për të. Më shumë mund ta ndihmojmë ne Bekimin, se sa të na ndihmojë ai ne. Një grup solid e shpërbën individin. Sa më solid të jemi në grup, aq më shumë shpërbëhet individi.
Sot kemi qenë më agresivë në krahasim me ndeshjen me Laçin. Në 5 ndeshje kemi arritur të shënojmë të parin, përveç Partizanit. Kërkoja që të ishim në ritmin e duhur dhe mos i jepnim kohë kundërshtarit të bënte veprimin. Kontrolli i lojës ka qenë shumë i mirë. Minutat kaluan, goli i dytë na dha qetësi. Sot si skuadër punuam mirë në fazën mbrojtëse. Fusha e Laçit është fushë e vështirë, në 9 vite, Vllaznia ka 2 fitore, është një tabu që duhet thyer.