Pak ditë më parë është zhvilluar në Durrës Memoriali në nderim të njërës prej sportisteve të shquara të peshëngritjes Lumturi Sylaj. Në Memorialin “Lumturi Sylaj” kanë marrë pjesë 65 ekipe, teksa ishin 50 ekipe meshkujsh dhe 15 ekipe femrash. Për femra, si për moshën deri në 15 vjeç, ashtu dhe në atë deri në 17 vjeç, ky trofe u dominua nga skuadrat e kryeqytetit.
Partizani i Nën-15-vjeçareve, që drejtohet nga Ervis Tabaku, është shpallur “fitues”, kurse për Nën-17-vjeçaret vajza ka triumfuar Tirana e Sokol Bishanakut.Partizani ka grumbulluar 252 pikë, kurse Tirana 330 pikë. Ndërkohë për meshkuj ka dominuar “Masglass”-i i trajnerit Faik Nebiaj, që për Nën-15-vjeçarët ka grumbulluar 477 pikë, kurse për Nën-17-vjeçarët, 602 pikë. Tek Nën-15-vjeçarët, ekipi privat i presidentit Theodhori Masllavica, ka lënë nga pas Teutën, me 198 pikë, dhe Vllazninë, me 153 pikë.nnKurse tek Nën-17-vjeçarët, në vendin e dytë ishte Teuta, me 554 pikë, dhe, në të 3-tin, Shtërmeni, me 321 pikë. Sportisti më i mirë i kësaj veprimtaria u shpall Kristi Ramadani i Tiranës, i cili, në total, në dygarësh ngriti 267 kilogram. Që do të thotë 121 kilogram në shkëputje dhe 146 kilogram në shtytje. Kurse tek vajzat më e mira ishte Besiana Koni e Partizanit, që në dygarësh ngriti 106 kilogram. Sa i takon peshëngritësve të Vllaznisë që morën pjesë në këtë Memorial figurën më të mirë e kanë bërë sportistët Saimir Lagja dhe Sheuqet Tivari. I pari ka konkurruar në kategorinë e 15 vjeçarëve, pikërisht në peshën 42 kg dhe ka arritur të zërë vendin e parë. Ndërkohë Tivari ka konkurruar në kategorinë e 17 vjeçarëve në peshën 85 kg dhe është renditur në vendin e dytë, me një kilogram më pak se sportisti që zuri vendin e parë. Gjithsesi, këto dy peshëngritës konsiderohen me shumë perspektivë dhe janë e ardhmja e peshëngritjes shkodrane.
© shkodrasport.com