Memoriali, shtohen edhe dy shtete, Bullgaria dhe Serbia
Kërkesat për të marrë pjesë në Memorialin “Vllaznia 2012” po shtohen çdo ditë e më tepër. Pas 15 shteteve që kishin konfirmuar pjesmarrjen , dy ditët e fundit kanë ardhur edhe dy konfirmime të tjera. Lajmi është konfirmuar nga Federata Shqiptare e Boksit teksa bëhet e ditur se edhe Bullgaria dhe Serbia kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të marrë pjesë në këtë aktivitet të rëndësishëm ndërkombëtar. Bashkë me ta, ka shkuar në 17 numri i ekipeve megjithatë organizatorët ende nuk janë shumë të qartë nëse duhet të pranojnë më ekipe apo jo. Kjo ngaqë ata kanë patur probleme me anën financiare për mbarëvajtjen e aktivitetit. Bashkia Shkodër për momentin ka akorduar vetëm 3 milionë lekë të vjetra ndërkohë që trajneri i Vllaznisë Zef Gjoni ka aktivizuar shumë miq e dashamirës të tij për të gjetur fondet e duhura. Madje, edhe deputeti socialist, ish-mundësi i njohur Paulin Sterkaj është angazhuar për ta ndihmuar në këtë drejtim. E rëndësishme është që Memoriali do organizohet.