Ka shkuar në 9 numri i shteteve të huaja pjesmarrëse në Memorialin Ndërkombëtar “Vllaznia 2015”. Sipas organizatorëve, deri më tani kanë konfirmuar pjesmarrjen e tyre ekipet e Italisë, Kazakistanit, Bullgarisë, Spanjës, Gjermanisë, Çekisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë.

Duke i shtuar këtyre edhe kombëtaren shqiptare, numri i ekipeve shkon në 10, çka do të thotë se kemi të bëjmë me një turne shumë cilësor sepse do të jenë pjesmarrës edhe shumë boksierë të nivelit të lartë. Sa i takon kombëtares sonë, ditën e hëne në Shkodër do të zhvillohet një “sparing” me boksierët më të mirë të vendit dhe prej këtyre ndeshjeve do të përzgjidhet dhe ekipi ynë përfaqësues që do marrë pjesë në këtë Memorial.Pas kësaj përzgjedhje, boksierët do të grumbullohen në qytetin tonë deri më 15 prill, ditë kur do të nisë ky aktivitet shumë i rëndësishëm, i cili është i 12-ti rradhazi që zhvillohet në nderim të disa ish- boksierëve shkodranë që nuk jetojnë më.
Gjergj KOLA