Memphis Depay është rikthyer në Spanjë dhe ka nisur stërvitjen me Barcelonën nën urdhrat e trajnerit Xavi Hernandez. Holandezi ka lënë pas dëmtimin dhe do të jetë i gatshëm për katalanasit, megjihatë ai mund të largohet në merkaton e janarit.

Kontrata e tij me Barcelonën përfundon në verën e vitit 2023 dhe katalanasit nuk duan ta humbasin me parametra zero. Për momentin i vetmi klubi që ishte i interesuar për të transferuar Depay dhe të paguaj për kartonin e tij në janar është Galatasaray.

Klubi turk dëshiron të transferojë një tjetër lojtar të madhe, megjithatë Depay për momentin nuk e dëshiron një transferim te Galatasaray, pasi për të do të ishte një hap pas në karrierë.

Sulmuesi edhe pse nuk ishte në formën e tij më të mirë në Kupën e Botës, e nisi si titullar në sfidën e tretë të grupit, ndërsa në raundin e 1/8-tave ishte vendimtar me golin e tij në fitoren përballë Amerikës me rezultatin 3-1. Më pas “Tulipanët” u eliminuan nga Argjentina në çerekfinale pa mundur për të arritur objektivin e fitimit të Kupës së Botës.

Në rast se Depay nuk zgjedh transferimin e Galatasaray, atëherë sulmuesi mund të qëndrojë te Barcelona deri në fundin e sezonin dhe më pas të largohet me parametra zero në verë, ku interesimi i klubeve do të jetë më i lartë.