Ledjan Memushaj i është kthyer që në ndeshjen e parë “specialitetit” të tij në fushën e lojës, të japë asiste për shokët e skuadrës, duke ndihmuar Peskarën që të marrë një fitore shumë të rëndësishme në kampionat. Ekipi e kishte mbyllur para ndalesës për pandeminë me një humbje të thellë 4-0 ndaj Beneventos por sot është kthyer me një fitore të rëndësishme 3-1 përballë Juve Stabia.
Memushaj, si zakonisht titullar, ishte njeriu-asist për golin e tretë të ekipit, duke pasuar për Kreko i cili dërgoi sferën në rrjetë. Me këtë fitore, Peskara pozicionohet afër grupit të skuadrave që luftojnë për një vend në play-off, atë që është edhe objektivi i klubit në këtë sezon.
Ndërkohë, në zonën e play-off për ngjitjen në La Liga është edhe Almeria e Ivan Balliut, e cila ka mposhtur në transfertë me shifrat 2-0 Saragozën që kishte dominuar deri pak javë më parë kampionatin. Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare, titullar si zakonisht, dha asistin për golin e dytë të Vijalba.
Almeria tashmë është 2 pikë pas Saragozës që mban vendin e dytë, një pozicion që të ngjit direkt në La Liga pa kaluar nëpërmjet play-off. /vipsport/