Ledian Memushaj ishte protagonist me Peskarën ditën e djeshme, duke shënuar një gol dhe duke fituar penallti për një tjetër gol. Skuadra e tij fitoi ndaj Beneventos me rezultatin e thellë 4-0 rezultat ky që e ngjit Peskarën në vendin e tetë, me 5 pikë më pak se vendi i parë.

Në përfundim të ndeshjes, Memushaj foli për mediat italiane duke shpalosur objektivat e skuadrës. Ai pranoi se Peskara ka qenë në gjende të vështirë kur ka firmosur mesfushori teksa shton se duhet vetëm durim sepse ka shumë të rinj që kanë nevojë për ambientim.

“Në pjesën e dytë luajtëm shumë thjesht duke shënuar gola të bukur. Jam i sigurt se nëse vazhdojmë të luajmë kështu, jemi në rrugën e duhur.

Kur erdha këtu, Peskara vinte nga një vit shumë i vështirë dhe vitin e shkuar donim të bënim një kampionat të madh dhe ia arritëm. Këtë sezon, duam të bëjmë gjëra duke u rritur më shumë. Kemi ndërruar shumë futbollistë dhe kemi shumë të rinj prandaj duhet pak durim.

E dinim se ndaj Beneventos do të ishte një luftë, një skuadër e fortë përballë. Benevento pëson shumë pak gola dhe po bën një kampionat të madh dhe fakti që i mundëm, na jep më shumë besim”, u shpreh Memushaj i cili është edhe ndër asistuesit më të mirë në Serinë B. /VipSport/