Shume entuziasem ne kampin vlonjat ne pragndeshjen e kupes ndaj Vllaznise, por ish- futbollisti i njohur i Flamurtarit dhe njekohesisht ish- trajneri i kesaj skuadre Eqerem Memushi, i ka ulur “me kembe ne toke” ata.
Ne nje interviste per “Panorama Sport” ai eshte shprehur se nuk pret asnje lloj surprize ne ndeshjen e Kupes sepse Vllaznia padyshim qe eshte favorite per kalimin ne turin e dyte te ketij kompeticioni.
“Nuk ka asnje lloj surprize. Duke pare kontigjentin, ecurine dhe gjendjen si dhe vete kategorite qe ndajne skuadrat, per mua favorite eshte Vllaznia per kalimin ne turin tjeter.
Flamurtari nuk i ka bere nje nisje te mire kampionatit. Presidenti mund te thote se nuk eshte enderr qe Flamurtari te luaje me Vllaznine ngaqe klubi ka nje emer te madh, por perberja e skuadrave ka shume diferenca. Mjafton te shohesh emrat qe ka Vllaznia dhe ato qe ka Flamurtari ne organik”