Menaxheri i njohur Bruno Dodi ka arritur te “sistemoje” edhe dy futbolliste te tjere shqiptare ne ekipe jashte vendit. Njeri prej tyre madje eshte shkodran. Behet fjale per Jakson Gjergji. Ai eshte vetem 17 vjeç dhe luan ne rolin e mesfushorit te krahut te majte.

Lojtari ka kaluar me suksese te gjitha testet dhe tashme do te jete pjese e PAE Egalio dhe do te luaje me ekipin U19 te tij. Konsiderohet nje element me te ardhme dhe prandaj edhe drejtuesit e klubit grek kane vendosur t’i besojne aftesite te tij.

Por te ky ekip ka firmosur edhe nje tjeter futbollist shqiptar, Kostandinos Xarxallos nga Gjirokastra. Ish-lojtari i moshave te Luftetarit qe luan ne rolin e sulmuesit te qendres, eshte edhe ai 17 vjeç dhe po ashtu do te luaje me PAE Egalio U19.

Pershtypjet e para te drejtuesve te Akademise se klubit te njohur grek kane qene shume te kenaqur me te dy lojtaret te cilet do te kene mundesine te tregojne se çfare dine te bejne. Shkodrani Jakson Gjergji e konsideron kete si nje mundesi te arte per t’u treguar te gjitheve vlerat sportive dhe eshte shume i bindur qe do ia dale.

Krijimi i kesaj mundesie nga menaxheri Dodi natyrisht qe eshte nje shans i madh per te dhe per Xarxallos, te cilet jane ingranuar shpejt me pjesen tjeter te ekipit duke qene tashme ne vemendjen e stafit teknik dhe me shume mundesi shume shpejt do te jene ne fushen e lojes per te shfaqur talentin e tyre./www.shkodrasport.com/