Menaxheri i njohur Bruno Dodi vijon punen e tij per te sistemuar lojtaret e rinj dhe te talentuar shqiptare neper skuadra te ndryshme europiane. I rradhes qe ka patur kete fat ka qene 18 vjeçari Ledion Pllumbi.
Ai luan ne rolin e qendermbrojtesit dhe eshte formuar si futbollist tek Akademia e Apollon Smyrnis ne Greqi ku ka spikatur me paraqitjet e bera. Njekohesisht eshte grumbulluar edhe nga kombetarja U19 e Shqiperise.
Pllumbi ka kaluar nje prove disaditore ne Itali ne nje kamping atje ku kane marre pjese edhe drejtues te ekipeve te ndryshme italiane. Me te shpejte per ta “rrembyer” jane treguar drejtuesit e ekipit “Cassino” qe merr pjese ne Seria D, por me shpresen qe shume shpejt, ai do te ngjise shkallet per me lart.
Ne fakt, interes per kete futbollist kane shfaqur edhe drejtues te klubeve te Parmes dhe Bolonjes, por akordi i arritur me ekipin “Cassino” ka bere qe per momentin ai te sistemohet tek ky ekip dhe te tregoje vlerat e tij duke e shfrytezuar si trampoline per me tej.
Ne fakt drejtuesit e Parmes dhe Bolonjes, i kane bere te ditur menaxherit Dodi se lojtari do te jete nen vezhgimin e tyre dhe nese ai ben mire tek ekipi aktual, me shume mundesi do ta transferojne qe ne janar, ose maksimumi veren e ardhshme./www.shkodrasport.com/