Pasi ka transferuar futbollistin shkodran Jurgen Qemali te Boavista, menaxheri i njohur Bruno Dodi diten e sotme ka bere realitet nje tjeter transferim te nje futbollisti shqiptar ne Portugali.
Behet fjale per 18 vjeçarin Robert Bami. Lojtari nga Durresi qe luan ne repartin e sulmit ka firmosur nje kontrate profesioniste me ekipin e kategorise se trete te ketij vendi, Vilarinio FC.
Ne fakt Bami ndodhet prej disa kohesh ne Portugali teksa fillimisht ka qene shume prane kalimit tek nje ekip tjeter, por ne momentet e fundit per arsye te ndryshme kontrata nuk eshte firmosur dhe si rrjedhoje, menaxheri Dodi e ka çuar tek ekipi me te cilin firmosi sot.
Prova e tij ka kaluar me sukses dhe si rrjedhoje ne fund palet kane hedhur firmen ne kontrate. Kuptohet qe ky eshte vetem fillimi i karrieres per kete futbollist sepse me pas do te kete mundesi qe duke shpalosur me se miri talentin e tij te ngjitet me lart dhe te synoje majat.
Ajo qe duhet permendur eshte padiskutim merita e madhe e menaxherit Dodi i cili po arrin te gjeje treg per futbollistet e rinj shqiptar dhe tashme Portugalia eshte kthyer ne nje strehe per ta.
Gjergj KOLA