Menaxheri i Elseid Hysajt, Mario Xhiufredi, ka bërë edhe një tjetër përmbledhje të situatës që po kalon mbrojtësi shqiptar te Napoli. Duke folur për mediat italiane, ai ka shpjeguar se problemet e Hysajt lidhen me ndryshimin e trajnerit, ndërsa nuk garanton se do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës italiane.

“Ai në karrierën e tij kishte vetëm Sarrin, për këtë arsye po vuan. Ka vetëm një mënyrë për të menduar futbollin. Duhet t’i jepet kohë të asimilojë kërkesat e reja që i janë bërë nga trajneri i ri.

Ai ka qenë një lojtar i vlefshëm më parë dhe është i tillë edhe tani. Nëse do të qëndrojë te Napioli, do të bëjë që shumë njerëz të kapërdijnë fjalët që kanë thënë për të…”, deklaroi Xhiufredi,.

“Nuk ka asnjë të re për rinovimin. Do të flasim përsëri pas merkatos së janarit. Këtë verë mund të shkonte te Çelsi, por nuk u bë asgjë. Sarri e dëshironte në ekip, por Hysaj ka një klauzolë prej 50 milionë eurosh. De Laurentis do të kishte pranuar edhe 40-45 milionë euro, por bisedimet nuk filluan kurrë.

Për të lënë të lirë Sarrin, Napoli vendosi një klauzolë që i ndalonte Çelsit të blinte lojtarë të tjerë përveç Zhorzhinjos”, shpjegoi menaxheri i futbollistit shqiptar arsyen pse Hysaj nuk kishte shkuar në Londër që në verë. /vipsport/