Menaxheri i yllit bardhezi: Të luash tek Juventus, më e vështirë se sa të luash te Barcelona. Me këto fjalë Davide Torchia, menaxheri i mbrojtësit bardhezi Daniele Rugani, ka mbyllur çdo diskutim në lidhje me merkaton.

Në një intervistë të dhënë për Stadio Aperto, menaxheri ka bërë një përmbledhje tësituatës së klientit të tij. “Juvetus nuk e ka ofruar dhe nuk ka zhvilluar asnjë negociatë për Daniele Ruganin.

Secili mund t’i interpretojë këto fjalë si të dojë, por bëhet fjalë vetëm për realitetin”, ka thënë Torchia.

“Është normale që në një klub si Juventus-i të ketë një konkurrencë të madhe; kështu ndodh edhe te Liverpool, Manchester City dhe United”.

“Madje, besoj se te ky Juventus është më e vështirë për qendrëmbrojtësit të luajnëse sa te Barcelona”- ka thene ai.