Kai Havertz me fanellën e Real Madrid?
Sipas Defensa Central, kjo është ëndrra e menaxherit të yllit të Leverkusen, i cili duket se ia ka ofruar klientin e tij madrilenëve.
Problemi është se kërkesa 100 milionë euro e klubit gjerman ka trembur edhe një nga klubet me të pasur në botë.
Levrkusen dhe Havertz do të kthehen në fushë të hënën në mbrëmje dhe do të luajnë në transfertë kundër Werder Bremen-it të Milot Rashicës.
Kjo do të jetë ndeshja që do të mbyllë javën e 26-të të Bundesliga-s, që ka rifilluar pas ndalesës prej më shumë se dy muajsh për shkak të pandemisë./telesport/