Menaxheri i futbollit, Andi Matraxhiu eshte i mendimit se Vllaznia nuk ka arritur te shfaqet si duhet ne ndeshjet e saj, duke e pare shume te zbehte ne lojen qe ka bere.

Ne nje interviste per “Shkodra Sport”, Matraxhiu deklaroi se ekipi shkodran nuk eshte ne fizionomine e vet ne ate spektaklin qe ka krijuar gjithmone. Ai u shpreh se ky ekip nuk e ka ngrohur, ndersa theksoi se i gjithi ky vit ka qene me oshilacione.

“Atehere, finalja e Kupes midis Vllaznise dhe Lacit eshte nje ndeshje qe pak a shume ka sjelle dy skuadra, qe e kane merituar kete finale, por qe ne krahasim me vjet, Vllaznine e shoh me te zbehte ne lojen e saj. Nuk po del ne ate fizionomine e vet, ne ate spektaklin, ne ate futbollin e bukur qe ka bere nje vit me pare. Do vecoja ndeshjen me Tiranen ne “Air Albania” ne kampionat, ku Vllaznia tregoi dha sinjalet e vjetshme me nje loje shume te mire. Flas per barazimin 0-0, ku Aralica humbi shume raste. Ne ndeshjet e tjera, nuk me ka ngrohur.

Ka qene me oshilacione. Nderkohe qe, krahu tjeter Laci ka pasur nje fillim sezoni shume te keq dhe pastaj avash-avash u ringrit dhe eshte nje skuader me potencial. Eshte skuader serioze. Besoj se do te jete nje ndeshje shume e luftuar dhe i shikoj pavaresisht pozicionit te tabeles se klasifikimit ne kampionat, qe Laci eshte me i shkeputur, ka vendin e nenkampionit, i shikoj aty-aty skuadrat dhe besoj qe edhe Vllaznia do jape 200% ne kete finale per ta fituar. Shikoj nje ndeshje shume te forte.

Tani, gjithcka eshte e mundur ne nje ndeshje teke, sepse kemi pare skuadra qe p.sh arrijne finalen nga kategorite inferiore ose qe jane inferiore ndaj kundershtarit dhe arrijne te fitojne, sepse nje ndeshje eshte 90-minuta, por qe thashe qe sic e preka edhe me siper, Vllaznia nuk me bind 100% ne lojen e saj. Shpresoj qe te shikojme ate Vllazni te sezonit te shkuar kete ndeshje dhe nuk e di edhe ndryshimi i trajnerit, nuk me pelqen. Nuk kam gje me profesor Josen, sepse kam shume rrespekt, por them per momentin nuk ishte momenti i duhur. Megjithate, i uroj fat, uroj qe Vllaznia ta fitoje kete Kupe.

Pikat me te forta te Vllaznise? Mendoj une qe Latifi eshte nje pike shume e forte. Gjithashtu, edhe Krymi, Gurishta per mua eshte lojtar qe nje vit me pare ka merituar te ishte edhe pjese e Kombetares, me performancat qe ka bere. Kete vit e shoh, si te thuash, Gurishten e kam pare me marshin e katert, nuk po fut ate marshin e peste, marshin e fundit te shpejtesise maksimale. Nuk e di pse e ka kete ndikim, por eshte nje lojtar qe une e preferoj dhe do t’i keshilloja qe ai te ishte lider ne kete ndeshje, edhe si kapiten qe eshte, sepse eshte lojtar kyc per Vllaznine. Jo vetem ne aspektin e lojes, por eshte edhe inspirim dhe kurajo per shoket e ekipit te tij. Keto shoh pika te forta.

Tani, tifozet e Vllaznise, jo se i perkisni ju ketij qyteti si media, por tifozet e Vllaznise njihen prej kohesh domethene per perkrahjen qe i bejne skuadres dhe mbeshtetjen qe bejne. Besoj qe nuk do te mungojne ne kete sfide dhe stadiumi “Air Albania” besoj qe i krijon kushtet per kete sfide, per nje akomodim sa me te bollshem te tifozeve dhe te jene nje mbeshtetje shume e forte per skuadren. Pastaj, ata nuk kane nevoje qe t’i mesoj as une, as asnjeri, sepse ata e kane detyre shpirterore kete perkrahjen. E kane nje perkushtim shpirteror dhe jo pak here kane treguar se kur thirren ne apel, nuk mungojne.

Une e shoh nje loje te ekuilibruar dhe mund te ndahet me nje gol. Nuk e jap dot ne cilin krah, nga Vllaznia apo nga Laci. Do jete me nje rezultat te ngushte besoj ose mund te shkojne edhe drejt penalltive”,-mbylli prononcimin e tij, menaxheri Andi Matraxhiu.
Maringlen ZHIVANI