Pak muaj më parë kemi bërë të ditur se në Shkodër u krijua e para agjensi menaxhimi e futbollistëve e cila funksionon tashmë në bazë të të gjithë rregullave të shtetit shqiptar, por edhe në unison me institucionet e futbollit europian e boteror si UEFA E FIFA.

Behet fjale per “SBF Football Managment” shpk, e cila ka per administrator Fatmir Markun dhe president te saj Benardin Kullen, themeluesin dhe njekohesisht drejtuesin e Akademise “Djelmnia shkodrane”.

“SBF Football Managment” shpk eshte pjese e agjensise se njohur italiane te menaxhimit “BSP Football Agency” qe drejtohet nga menaxheri i njohur Silvio Pagliari dhe sebashku pritet qe te kete nje bashkepunim shume te frytshem ne te ardhmen, kryesisht te atyre shqiptare jashte vendit.

“SBF Football Managment” ka kontratë me disa futbollistë, brenda e jashtë vendit dhe i fundit që nënshkroi një kontratë prej tyre ishte ish- lojtari i Torinos Altin Kryeziu që ditët e fundit u zyrtarizua tek ekipi i Laçit.

Por agjensia në fjalë ka ndër mend ta zgjerojë gjithnjë e më shumë aktivitetin e saj dhe për këtë arsye, ka shtuar edhe personelin. Së fundi, pjesë e saj është bërë edhe menaxheri shkodran Artan Ruci i cili do të luajë edhe rolin e skautit. Në fakt, pak kohë më parë ai edhe është licensuar nga FSHF për këtë profil dhe ndërkohë duke punuar me kompaninë SBF do ta zgjerojë edhe më shumë aktivitetin e tij.

Ruci njihet nga të gjithë për lidhjet e shumta me futbollin brazilian dhe për këtë arsye, ai ka në menaxhim rreh 30 futbollistë të cilët për momentin luajnë në futbollin shqiptar dhe atë kosovar. Bashkëpunimi i nisur tashmë me “SBF managment agency” padyshim që pritet të japë shumë shpejt efektin e vet./SHKODRA-SPORT.COM/